E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Lëvizim” me Nikollën

Nga Express më 09 mars 2011 në ora 10:18

Artisti i ri dhe i talentuar, Bernard Nikolla, do të promovojë të mërkurën (sot), në Ferizaj, albumin e tij të zhanrit rock alternativë. Për artistin që njihet si këngëtar akustik dhe këngëshkrues, është ky albumi i parë. E, krahas tij, Nikolla publikon edhe videoklipin e këngës: S’jam.

Albumi “Lëvizim“ përmban 15 këngë, dhe që të gjitha këngët janë një kombimin i veçantë i lojës energjike në kitarë, vokalit me melos dhe teksteve të bukura. Shumica e këngëve janë kompozuar nga vetë artisti, ndonëse ka edhe bashkëpunime me këngëtarë e tekstshkrues të tjerë.

Albumi është incizuar në shtëpinë diskografike Lift-Studio, nga Ferizaji, ndërsa promovimi i tij fillon nga ora 20, në kateterin Next Blla, të po këtij qyteti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›