Dokufest përpilon programin e 10-vjetorit
Festivali i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest,
që mbahet më 23-31 korrik, sivjet shënon përvjetorin e dhjetëvjetorin.
Përveçqë ka shtuar edhe një ditë të festivalit, DokuFesti sivjet ka shtuar edhe një program special filmik.
Është fjala për programin ‘Top 10’ i cili do ta shënojë përvjetorin në mënyrë paska më të veçantë.
Përzgjedhësi i filmave dokumentar, Veton Nurkollari, dhe ai i filmave të shkurtër, Samir Karahoda, po punojnë në përpilimin e programit të top 10 filmave dokumentarë dhe 10 filmave të shkurtër e të animuar, që do të jenë pjesë e përmbledhjes së filmave më të dalluar që u shfaqën në DokuFest në 9 vitet e kaluara.
Në prill përfundon afati i aplikimit të filmave për edicionin e radhës. Sivjet është rritur dukshëm numri i aplikimeve nga e gjithë bota, sepse deri më tani në adresë të Dokufest kanë arritur rreth 1,200 realizime. Megjithatë, brengë e organizatorëve mbetet numri i vogël i filmave të autorëve vendorë – vetëm pesë 5 deri më tani.