Hajredin Kuçi: Nikoliç ta harrojë mentalitetin totalitar

Zëvendës kryeministri i Kosovës reagon ndaj deklaratave të presidentit të ri serb
Zëvendës kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka deklaruar pas deklaratave të presidentit të ri të Serbisë, i cili është shprehur se nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, Kuçi ka thënë se Nikoliç duhet të heqë dorë nga qëndrimi totalitar.
Pas deklaratës së presidentit të zgjedhur të Serbisë, Tomislav Nikoliç, se ai nuk do të takohej kurrë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. “Organizimi i takimeve të mundshme ndërmjet liderëve nuk do të jetë individuale, por është një domosdoshmëri institucionale”, ka theksuar Kuçi. Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se Nikoliç si president i Serbisë duhet të heqë dorë nga mentaliteti totalitar.