E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama s’kupton asgjë

31-05-2012 / Gazeta 55

Tashmë e ka kuptuar i madh e i vogël se lidershipi socialist s’po orientohet dot në skenën e politikës. Edi Rama kërkon zyrtarisht dypushtet, duke dubluar parlamentin, me një tryezë partiake, turpëron faqe të gjithëve negociatat e profesionistëve dhe shkatërron linjat e dialogut me partitë, përmes editorialeve që bien në kundërshtim me interesat e Shqipërisë, por edhe të forcës së tij politike. Duke ndryshuar vazhdimisht qendrim para ndërkombëtarëve, ai po konfirmohet se s’po kupton asgjë, se është një parapolitikan i pabesueshëm, i cili po shndërrohet në një rrezik për demokracinë në vend

Në qoftë se një arbitër, ndërkombëtar apo jo, do të arbitronte ndeshjen për zgjedhjen e presidentit në Shqipëri, fishkëllima e tij do ta nxirrte Edi Ramën “fuori-gioco” (jashtë loje). Në fakt ky do të ishte thjesht dhe vetëm konstatim, sepse zgjedhja do të ishte thjesht dhe vetëm e Edi Ramës.
Nga të mos kontrolluarit e vetes, por për më tepër nga të mos kuptuarit asgjë për lojën “dhe i vetëm trim në luftë”, Edi Rama po vazhdon të luajë pa top, zgjedhje që i jep mundësinë atij të jetë “jashtë loje”, e thënë ndryshe, i jep mundësinë që edhe “të mos kuptojë asgjë”…
Me këtë lojë të tijën ai ëndërron dhe shpreson vetëm destabilizim...
Larg terminologjisë së futbollit si një lojë që luhet me tru më tepër se sa mund të luhet me këmbë, Edi Rama, qoftë për të rënë në sy apo qoftë për të përballuar konkurrencën virtuale, ka zgjedhur të kontribuojë në këtë “ndeshje” të supozuar top-këmbe me rolin e tij të shkatërrimtarit, e thënë ndryshe si edhe do ta “kishte për zemër” ai, me rolin e atij që “hedh një gur në lumë” dhe mblidhet “Këshilli Politik” i përbërë nga, bie fjala Luan Hajdaraga, Rexhep Meidani, Bashkim Zeneli, Et’hem Ruka…, etj…, etj…, për ta nxjerrë nga lumi…
Hedhja alegorike në lumë e një guri prej Edi Ramës, në rastin konkretë “guri” i zgjedhjes së presidentit, është një shkatërrim i linjave të dialogut me partitë, përmes editorialeve që bien në kundërshtim me interesat e Shqipërisë por edhe të forcës së tij politike.
Duke tentuar të faktorizojë, apo të bëjë pjesë të lojës së tij pa top për zgjedhjen e presidentit, “të zgjuarit” e “Këshillit Politik”, bie fjala Luan Hajdaragën, Rexhep Meidanin, Bashkim Zenelin, Et’hem Rukën…, etj…, etj…, Edi Rama, realisht tenton dhe ëkkron një dypushtet, duke dubluar parlamentin me një tryezë partiake..., por realisht këtë herë, pa “të zgjuarit” e “Këshillit Politik”.
Duke “e ngurtësuar” qëndrimin e tij “jashtë-loje” në lojën e tij pa top, Edi Rama nuk po e lë “ti shkasë nga duart” rastin për të turpëruar me këtë rast negociatat e profesionistëve, edhe të PS-së..., por jashtë “Këshillit Politik”.
Përballë kësaj zgjedhje, duke ndryshuar vazhdimisht edhe versionin e vet të ngjarjeve para ndërkombëtarëve, ai thjesht dhe jo vetëm, konfirmohet edhe si i pabesueshëm.
Dëshmia më e mirë është seanca e djeshme plenare e Kuvendit, ku Edi Rama demonstroi se ai,si lidershipi i opozitës është ende në stadin e parapolitikës..., duke u shndërruar në një rrezik për demokracinë në vend..., për lojën e tij pa top..., e thënë ndryshe pa argumente...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›