Luginë e Preshevës, protesta në ditë feste
PRISHTINË- Shqiptarët në Luginën e Preshevës, protestojnë në 28 nëntor.
"Duam përdorimin e flamurit kombëtar, stop diskriminimit", ishin thirrjet e tyre sot gjatë një proteste në në Bujanoc, në ora 12.00 dhe në Preshevë, në ora 13.00. Ata protestuan kundër diskriminimit të vazhdueshëm të Beogradit zyrtar ndaj shqiptarëve të këtij rajoni.
Pas vendimit të Kuvendit të Këshilltarëve shqiptarë të Luginës, gjatë muajit shtator janë mbajtur dy protesta, njëra në Bujanoc e tjetra në Preshevë, ndërsa kjo është protesta e tretë kundër kufizimeve imponuese në simbolin kombëtar, i cili paraqet edhe pjesë qenësore të identitetit nacional.
Në mesazhet e përfaqësueve politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për 28 Nëntorin është theksuar se "edhe në këtë ditë të shenjtë, kur ende nuk është realizuar e drejta jonë legjitime për përdorim të lirë dhe zyrtar të simbolit kombëtar, është e domosdoshme që paralel me festimin dinjitoz, të protestojmë dhe të kërkojmë me vendosmëri realizimin e plotë të të gjitha të drejtave tona legjitime”.
Në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, tre komuna në jug të Serbisë, jetojnë rreth 100 mijë shqiptarë në trojet e tyre etnike.
(ma.ar/BalkanWeb)