E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tavolina e paqes", Morati konfirmon prezencën

MILANO - Presidenti i Interit Masimo Morati ka konfirmuar prezencën e tij në të ashtuquajturën “tavolinë e paqes”, e thirrur nga kreu i Komitetit Olimpik Italian Xhani Petruci, më 14 dhjetor. Pas kërkesës së Juventusit, të gjithë klubet do të takohen për të folur për Calciopolin, në një tryezë që mendohet se do të sjellë edhe paqen e parë në Itali, pas 5 vitesh të mbushura me akuza pafund. “Nuk kam impenjime të tjera më 14 dhjetor. Më ka ardhur kjo ftesa, të shohim”, tha Morati, duke lënë të kuptohet qartë se nuk do të mungojë. “Është një iniciativë e shkëlqyer, duhet të ketë një sqarim të mirë”, tha ish-trajneri i Juventusit dhe i kombëtares italiane Marçelo Lipi. Ndërkohë, edhe trajneri i Interit Klaudio Ranieri, ka përshëndetur vendimin. “Duhet t’i japim fund kësaj çështjeje të ndyrë italiane”, u shpreh ai. Tavolina e paqes vjen pak ditë pasi klubi i Juventusit kërkoi mbi 400 milionë euro dëmshpërblim nga Federata për skandalin e Calciopolit, duke qenë se Gjykata e Napolit shpalli fajtor vetëm ish-drejtorin Luçiano Moxhi dhe jo klubin.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›