E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, 61% e meshkujve nuk duan të kenë të dashur

TOKIO - Një studim në Japoni tregon se shumica e meshkujve të pamartuar, të moshës 18 dhe 34 vjeç, nuk kanë një të dashur dhe nuk dëshirojnë të kenë një të tillë.

61% e meshkujve të pyetur kanë deklaruar se kanë vendosur të qëndrojnë vetëm, për shkak të vështirësive ekonomike në formimin e familjes dhe pamundësinë e gjetjes së një partneri të mirë.

Ndërkohë edhe shumica e femrave të pyetura pretenduan gjithashtu se mendojnë që jeta si beqare i përshtatet shumë më tepër se sa martesa.

Sipas raportit të publikuar nga qeveria japoneze, më shumë se një e katërta e meshkujve dhe femrave beqare midis moshës 35-40 vjeçare nuk kanë patur asnjëherë një raport seksual.

Japonia është një ndër vendet me lindshmërinë më të ulët në vend dhe pritet që popullsia e ishullit të reduktohet ndjeshëm gjatë viteve të ardhshme.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›