E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët koktej molotovi kundër KFOR-it, plagosen disa ushtarë

ZUBIN PATOK- Në veriun e Kosovës, pasdite vonë, demonstruesit përdorën fishekzjarre dhe koktej molotovi kundër trupave të KFOR-it.

Sipas një njoftimi të ri të dhënë nga KFOR-i, pas dy plagosjeve me armë zjarri të njoftuara më herët, edhe ushtarë të tjerë janë lënduar pasdite.
Sot në mëngjes, pak pas orës 09:00 KFOR-i mori nën kontroll bllokadën rrugore në Jagnjenicë, në komunën e Zubin Potokut.

Largimi i bllokadës rrugore u zhvillua pa incidente. Trupat e KFOR-it vendosën një perimetër sigurie pa interferim të protestuesve. Pas një kohe të shkurtër, demonstruesit u bënë të dhunshëm dhe gjatë veprimeve të tyre agresive pati të shtëna në drejtim të trupave të KFOR-it. Dy ushtarë gjermanë u plagosën me armë zjarri. 

Zubin Potok, serbët plagosin dy ushtarë të KFOR-it
Ora 12: 45- Dy ushtarë të KFOR-it, janë plagosur pas përplasjes me ptoestues serb, të cilët kanë shtënë me armë zjarri, drejt tyre.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i paqeruajtësve, Frenk Martin, raporton Europa e Lirë.

Mësohet se forcat e KFOR-it e kanë hequr sot një barrikadë në këtë zonë dhe kanë përdorur gazin lotsjellës kundër turmës së protestuesve, e cila kundërshtonte aksionin e forcave paqeruajtëse.
(el.me/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Dhuna në veri, Krasniqi: Serbia po luan me zjarrin Qeveria e Kosovës dhe EULEX-i dënojnë dhunën ndaj KFOR-it Nowitzki: Jemi KFOR, s’na duhen lejet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›