Hakerët depërtuan në sistemin e Senatit

Nga Express më 14 qershor 2011 në ora 18:30
Zyrtarët kanë konfirmuar se faqja e Senatit të Shteteve të Bashkuara në Internet, është sulmuar nga hakerët.
Një person përgjegjës për sigurinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, tha se ka pasur ndërhyrje në serverin e uebsajtit senate.gov, por nuk janë marrë informacione të ndjeshme nga hakerët.
Grupi i hakerëve, që veten e quan “Lulz Security”, tha se ka depërtuar në rrjetin kompjuterik të Senatit amerikan.
Ky grup e kishte marrë përgjegjësinë për një varg sulmesh kibernetike, përfshirë operacionet online në organizatën Sony dhe në Sistemin e Transmetimit Publik në Shtetet e Bashkuara.