E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerët fyejnë Obamën

Hakerët kanë sulmuar faqet në internet të 49 anëtarëve të Kongresit amerikan, duke publikuar aty komente fyese për presidentin e SHBA-së, Barack Obamën.

Gazeta “Los Angeles Times” njoftoi se hakerët kanë sulmuar faqet e 49 kongresistëve amerikanë, si të atyre demokratë, ashtu edhe të atyre republikanë, duke publikuar aty komente fyese për Obamën.

Sulmi ndodhi pas fjalimit drejtuar kombit, të cilin Obama e mbajti të mërkurën.
“Gjuha e përdorur në porosi, thënë butë paraqet një shkelje të rëndë të rregullave të sjelljes në Kongres”, deklaroi gazeta.

Kryetarja e Dhomës së përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka dhënë urdhër për hetime të menjëhershme.

Deri me tani dihet se të gjithë kongresistët, faqet e të cilëve janë sulmuar, kanë shfrytëzuar një provajder të tretë, i cili nuk është përfshirë në mbrojtjen e shërbimit të brendshëm të internetit.

Zëdhënësi i shërbimit administrativ të Dhomës së përfaqësuesve theksoi se faqet janë mirëmbajtur nga kompania GovTrends dhe se në momentin kur është ndërmarrë sulme ka qenë duke u zhvilluar procesi i rifreskimit të sistemit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›