E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja pranon marrëveshjen e Kopenhagës

SHBA-ja ka njoftuar formalisht OKB-në se ka pranuar marrëveshjen e Kopenhagës për reduktimin e emetimit të gazrave të dëmshme në atmosferë, marrëveshje kjo e cila u miratua në dhjetor të vitit të kaluar.

Negociatori kryesor i administratës së presidentit Barack Obama, Tod Stern, deklaroi se qëllimi është që emetimi i gazrave në atmosferë të reduktohet deri në 17 për qind deri në vitin 2020.

Shifra përfundimtare për reduktimin e emetimit të gazrave të dëmshme do të përcaktohet më vonë, pasi që Kongresi amerikan të miratojë ligjet vendase, me të cilat kërkohet reduktimi i emetimit të karbon dyoksidit, kanë njoftuar zyrtarët e SHBA-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›