Hakerët kosovarë sulmojnë portalin e gjykatës ruse
Prishtinë, 3 maj, NOA – Hakerët kosovarë kanë hakuar dhe shpartalluar faqen zyrtare të një gjykate kryesore ruse në rajonin Krasnodar.
Në faqen e rrëzuar të Gjykatës për Rajonin Krasnodar (www.prokuratura-krasnodar.ru), hakerët kosovarë kanë shkruar porosinë Kosova është Shqipëri, si dhe duke vendosur edhe logon dykrenare shqiptare, e cila ishte shtrirë në tërë faqen e gjykatës.
Hakerët që kryen sulmin u identifikuan si grupi i hakerëve Republic of Kosovo Hackers. Mirëpo disa orë pas sulmit, gjykata ruse ka arritur që të rikthejë faqen në gjendje normale.
NOA/INA