E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangosen 6 zyrtarë të Komunës Prishtinë, afera korruptive për tenderin

Foto ilustruese

Prishtinë, 3 maj 2011, NOA- Policia e Prishtinës gjatë ditës së sotme ka vënë në pranga për shpërdorim detyre, 6 punonjës së komunës së këtij qyteti.

Sipas policisë, mësohet se arrestimi i tyre është bërë me dyshimin për keqpërdorime në Komunën e Prishtinës, lidhur me një tender i cili ka pasur të bëjë me mbulimin e lumit Prishtevka.

Sipas të dhënave të mbledhura nga punonjësit e policisë së Prishtinës, bëhet e ditur se, është keqpërdorur një vlerë monetare e cila llogaritet të jetë prej qindra mijëra eurosh.

Personat e ndaluar mbajnë identitetet:

1- R. Sh. Viti i lindjes 1943

2- E.  T.  Viti i lindjes 1960

3- Q.  B.  Viti i lindjes 1966

4- R.   S.  Viti i lindjes 1960

5- H.   K.  Viti i lindjes 1965

6- H.   F.   Viti i lindjes 1964

Gjashtë zyrtarët e arrestuar do të hetohen dhe gjykohen për veprën penale Shpërdorim të pozitës zyrtare ose i autorizimit.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›