E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë për ngritje të pagesës së kujdestarisë

Nga Express më 03 maj 2011 në ora 20:15

Kryetari i Sindikatës së QKUK-së, Xhemail Selmani ka bërë të ditur për Kosovapress se më 4 maj do të mbajnë një protestë, e cila do të mbahet nga ora 10.00 deri në ora 11.00, para Klinikës së Kirurgjisë në QKUK. Protesta do të mbahet për shkak se punonjësit shëndetësor kujdestaritë e muajit mars i kanë marrë me zbritje në pagë.

Selmani ka bërë të ditur se punonjësit shëndetësor nga 17 euro që janë paguar për kujdestari, me zbritje ato i kanë marrë në 11 euro, ndërkaq stafi i mesëm siç janë infermierët nga 11 euro sa janë paguar, i kanë marrë vetëm nga 4 euro.

Kryesindikalisti i QKUK-së tha se kjo protestë do të jetë vetëm një paralajmërim për ngritjen e pagës së kujdestarisë. Sipas tij, nëse nuk do të ketë ngritje atëherë do të ndërmarrin masa të tjera.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›