E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerët “plagosin” Obamën në Twitter

Hakerët kanë hyrë në llogarinë e Twitterit të agjencisë së lajmeve Associated Press dhe kanë postuar lajme të rrejshme për disa shpërthime në Shtëpinë e Bardhë, të cilat kanë plagosur presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

Agjencia amerikane, brenda pak minutash, ka njoftuar se llogaria e saj në Twitter është sulmuar nga hakerët dhe se është duke punuar për rregullimin e problemit, transmeton Rel.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, u ka thënë gazetarëve se presidenti Obama është mirë.

“Mund të them se presidenti është mirë; sapo isha me të”, ka thënë Carney./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›