E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani akuzon SHBA-të, për "shpifje"

Pakistani akuzoi sot Washingtonin, për “fushatë shpifjeje” kundër Islambadit, pas arrestimit të një personi, që akuzohet se ka qenë agjent i qeverisë pakistaneze në SHBA.

Reagimet vijnë pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se Agjencia e zbulimit e Pakistanit për vite me radhë i ka dhënë miliona dollarë një grupi, në përpjekje të fshehta për të ndikuar në Kongres dhe në Shtëpinë e Bardhë.

Në lidhje me këtë njoftim, agjentët e FBI-së arrestuan drejtorin ekzekutiv të Këshillit Kashmiro-Amerikan, duke e akuzuar atë se ka qenë agjent i paregjistruar i një qeverie të huaj.

Ambasada pakistaneze në Washington ka mohuar të ketë qenë në dijeni për një gjë të tillë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›