E Diel, 1 Nëntor 2026

Al Kaeda, film të animuar për fëmijët

Mbështetësit e Al Kaedës deklarojnë se po përgatisin një film të animuar për fëmijët, për t`i frymëzuar ata që t`u bashkohen grupeve militante. Disa pjesë të filmit të animuar janë publikuar në një ueb sajt xhihadist, ka zbuluar një grup i anti-ekstremizmit me bazë në Londër.

Thuhet se filmi do të tregojë “akte heroike”, përfshirë këtu aksione të armatosura. Por një zyrtar amerikan i anti-terrorizmit ka shprehur dyshimet e tij nëse një film i tillë po realizohet me të vërtetë.

Pamjet e transmetuara në faqen e internetit Al Shamouk kishin si autor një person që vetëquhej Abu al Laith al Yemen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›