Strasburgu –Bjellorusisë, shfuqizim dënimit me vdekje

Këshilli i Evropës i ka bëri thirrje sot Bjellorusisë që menjëherë të shfuqizojë dënimin me vdekje, pas ekzekutimit të dy personave, të dënuar për një vrasje të trefishtë.
Të mërkurën, gazeta shtetërore “Vecherny Grodno”, tha se Oleg Grishkovets, 28 vjeç, dhe Andrei Burdyka, 29 vjeç, u ekzekutuan me pushkatim, pa dhënë hollësi të mëtejshme.
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjon Jagland, ka lëshuar një deklaratë ku i bën thirrje autoriteteve në Bjellorusi “për t`i dhënë fund menjëherë dënimit me vdekje," duke shtuar se i "dënojnë me forcë këto ekzekutime të reja".
Jagland tha se Këshilli i Evropës pohon qëndrimin e palëkundur se "vdekja nuk është drejtësi".
Bjellorusia është vendi i vetëm evropian, që nuk është pjesë e trupit 47-anëtarësh.