E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria Amnistia fiskale te filloje zbatimi sa me shpejt

Konfindustria i ben thirrje ministrit te Financave te nise procesin per amnistine fiskale. Kjo behet me qellim qe te parapergatitet infrastruktura ligjore dhe teknike per thithjen e burimeve financiare nga qytetaret shqiptare me banim jashte vendit duke perfituar nga sezoni i pushimeve te veres 2011 - deklaron Konfindustria. Ajo sqaron gjithashtu se njekohesisht u kerkua qe procesi i faljes fiskale ne Shqiperi duhet te ishte konkurrues per nga lehtesite me proceset e ngjashme te vendeve ku jetojne me shumice emigrantet tane. Per sa me siper u kerkua qe penaliteti perkates te mos jete me i larte sesa 2 e shumes se pergjithshme te paraqitur dhe te hyre ne sistem nga qytetaret me banim brenda dhe/ose jashte vendit. Falja fiskale duke pasur parasysh vecorite e ekonomise kombetare ne radhe te pare duhet ti drejtohet qytetareve shqiptare dhe kryesisht atyre qe jetojne jashte vendit. Koha e humbur prej pothuaj 2 vjetesh me ceshtjen e shumeperfolur te faljes fiskale ul ndjeshem dhe ne menyre te qarte mundesite e hyrjeve financiare ne ekonomine shqiptare nga te ardhurat e emigranteve tane si pasoje e veprimeve te shpejta te vendeve konkurrente tona ne rajon dhe me gjere - deklaron me tej Konfindustria. Ne deklarate thuhet me tej se kthimi i emigranteve me rastin e pushimeve te veres 2011 duhet te shoqerohet me nje strategji te qarte ligjore dhe teknike te pergatitur me kohe nga ana e ekzekutivit me qellim qe te behej e mundur ndergjegjesimi sqarimi dhe zbatimi ne praktike i faljes fiskale per qytetaret. Do te ishte me ndikim te ndjeshem per mire ne ekonomine kombetare hyrja e flukseve financiare nga jashte ne kushtet kur kerkesa per likuiditet nga biznesi eshte tejet e madhe dhe pasojat e krizes boterore jane ende te prekshme - perfundon deklaraten e saj Konfindustria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›