E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet ne Libi Berisha Shqiperia pro nderhyrjes

Kryeministri Operacionet kontribut per lirine e libianeve. Shqiperia e gatshme te ndihmoje koalicionin

Kryeministri Sali Berisha mbeshtet vendimin e Samitit te Jashtezakonshem te Parisit per te nderhyre ushtarakisht ne Libi. Sipas tij operacionet e nisura jane bere ne baze te ligjit dhe pro se drejtes nderkombetare per te mbrojtur civilet libiane. Ai i ka cilesuar sulmet si nje kontribut qe behet per lirine e popullit libian dhe shtoi se mirekuptohen aspiratat e popullit arab. Nder te tjera Kryeministri shtoi se shteti i Shqiperise ne 20 vjetorin e shembjes se nje regjimi si ai i Gadafit e mirekupton popullin arab prandaj eshte i gatshem te ndihmoje koalicionin duke i cilesuar keto veprime si nje kontribut historik. Pas miratimit te rezolutes se OKB-se dhe Samitit te Jashtezakonshem te Parisit forcat e Shteteve te Bashkuara te Frances dhe Britanise kane nisur sulmet ndaj trupave te kolonel Gadafit.

Qendrimi

Shqiperia mbeshtet nderhyrjen e forcave nderkombetare pas situates se renduar te krijuar ne Libi. pohimi eshte bere nga kreu i Qeverise shqiptare Sali Berisha. Pershendesim vendimin e Koalicionit Nderkombetar per fillimin e operacioneve ushtarake ajrore ne mbeshtetje te rezolutes 1973 te Keshillit te Sigurimit dhe kerkeses se Lidhjes Arabe per te mbrojtur civilet libiane ndaj sulmeve te regjimit te Gadafit qe kane shkaktuar qindra viktima - thuhet ne deklaraten e kryeministrit te bere publike ne faqen zyrtare te Qeverise. Kryeministri Berisha e cileson nderhyrjen si tereisht legjitime dhe ne mbrojtje te se drejtes se qytetareve libiane. Keto operacione ne zbatim te ligjit dhe te drejtes nderkombetare jane plotesisht legale dhe legjitime dhe kane si qellim kryesor mbrojtjen e jetes se qytetareve libian nga sulmet e egra te regjimit te Gadafit lirive dhe te drejtave universale qe ata meritojne mundesise per te percaktuar fatin e tyre me vullnetin e lire - shprehet ai. Kreu i Ekzekutivit shton me tej se keto veprime jane nje kontribut historik per lirite te drejtat dhe dinjitetin e kombit arab qe u ngrit fuqishem dhe ne nje hark kohor te shkurter permbysi ne Tunizi dhe Egjipt dy regjime qe qendruan dekada ne pushtet ne kundershtim me vullnetin e popullit te tyre. Ne shqiptaret ne 20 vjetorin e shembjes se Benalive dhe Gadafeve te Shqiperise qe sunduan kete vend me dhune dhe terror per pothuaj gjysme shekulli mirekuptojne me shume se te tjeret aspiratat e kombit arab per liri dhe dinjitet dhe vleresojme lart cdo ndihme nderkombetare ndaj tij. Shqiperia mbetet e gatshme ti ofroje lehtesite e nevojshme Koalicionit Nderkombetar ne misionin e tij shume te rendesishem per lirine paqen stabilitetin ne Mesdhe - perfundon deklarata e kreut te Ekzekutivit. Qendrimi i kryeministri Sali Berisha erdhi pas vendimit te Samitit te Parisit per te nderhyre ushtarakisht ne Libi. Forcat franceze britanike por dhe ato amerikane kane nisur tashme avionet ushtaraket drejt Libise duke sulmuar baza te ndryshme qe jane vleresuar si pika strategjike per pushtetin e Gadafit. Bashkepunuese ne kete beteje eshte treguar dhe Italia e cila ka vene ne dispozicion territorin e saj per ngritjen e bazave ushtarake te Aleances.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›