“Hakmarrja” e “14 shtatori”,bllokohet pretenca e akuzës
• Prokuroria bllokon pretencat e “Hakmarrjes për drejtësi” dhe “14 shtatorit”.
Fatos Mahmutaj
Kështu dje me kërkesë të Prokurorisë, në Gjykatën e Tiranës dhe atë të Krimeve të Rënda u shtynë seancat gjyqësore, në të cilat ishte përcaktuar leximi i konkluzioneve përfundimtare të organit të akuzës. Përfaqësuesit e Prokurorisë i kërkuan trupave gjykues të këtyre çështjeve, vënien në dispozicion të një kohe shtesë në mënyrë që të përgatiteshin për pretencat, pasi sipas tyre volumi i dosjeve ishte i tillë, saqë nuk mund të studioheshin brenda afatit të lënë nga gjykata. Ndërkohë burime të organit të akuzës pohojnë se këto dy dosje tashmë pritet të konsultohen në Prokurorinë e Përgjithshme, para se të përgatiten konkluzionet. Arsye për konsultimin është fakti se të dyja këto dosje u përkasin proceseve të bujshme të drejtësisë shqiptare, ndërkohë që “14 shtatori” prej 10 vitesh dhe “Hakmarrja” prej 12 vitesh, kanë kaluar disa prej institucioneve, por ende për to nuk ka një vendim përfundimtar të Gjykatës së Shkallës së Parë.
Procesi “Hakmarrja për drejtësi” në të cilin gjykohen 10 të pandehurit: Orik Shyti, Altin Arapi, Gentian Caka, Nikolin Novruzaj, Roland Shyti, Leart Shyti, Kreshnik Spahiu, Pasho Novruzaj, Gëzim Gjoni dhe Dritan Hate ka filluar në muajin tetor 1996, kur u arrestuan disa prej të akuzuarve. Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat më të rënda kriminale të ndodhura gjatë viteve ‘92–‘96, ndërsa në qeli aktualisht nuk ndodhet asnjë prej tyre, pasi disa kanë fituar azil politik në Zvicër, Belgjikë e Holandë, kurse të tjerët janë persona në kërkim. Dy prej të pandehurve, Gjoni dhe Hate, të cilët u arrestuan pas vitit 2001, tashmë kanë fituar lirinë pasi kanë tejkaluar afatet e paraburgimit. Ndërsa te procesi “14 shtatori” po gjykohen pesë persona; Adem Dollapi, Izet Haxhia, Kliton Dobrani, Myftar Lumneshi dhe Sali Lusha, të cilët akuzohen për “kryengritje të armatosur”, vepër kjo e kryer më 14 shtator të vitit 1998. Ky proces tashmë po shkon drejt fundit, megjithëse prej disa muajsh organi i akuzës nuk ka paraqitur konkluzionet përfundimtare. Shqyrtimi gjyqësor i kësaj dosje ka nisur në fillim të vitit 2003. Dy proceset e tjerë për këtë ngjarje, aktualisht ndodhen në duart e gjyqtarëve, duke iu kryer veprimet e para hetimore.
“Hakmarrja”
Seancën e kaluar të procesit, prokurorët e çështjes “Hakmarrja” i kërkuan gjykatës një muaj kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare, por gjykata u dha atyre vetëm 10 ditë, duke caktuar që seanca e radhës të zhvillohej mesditën e djeshme. Ndërsa pas të njëjtës kërkesë të paraqitur dje nga Prokuroria, gjykata u la në dispozicion edhe 17 ditë të tjera.
“14 shtatori”
Për pesë vite me radhë, Gjykata e Tiranës shqyrtoi provat e paraqitura nga organi i akuzës dhe mbrojtja e të pandehurve, të akuzuar për ngjarjet e “14 shtatorit 1998”. Tashmë ky proces ka mbërritur drejt fundit, ndërsa për shkak të tejzgjatjes së tij afatet e paraburgimit kanë humbur efektin për të akuzuarit. Dje u lanë dy javë të tjera kohë Prokurorisë për pretencën. Inspektorati kontrollon datat e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve.