Prefektja: Ja rreziqet që kanosin jetën e korçarëve
• Shtabi i emergjencave civile në rrethin e Korçës ka evidentuar dhe ka marrë masat për shmangien e aktiviteteve me rrezik për jetën e banorëve të kësaj zone.
Pas një inspektimi të bërë nga ky shtab është arritur në përfundimin se banorët e zonës juglindore rrezikohen nga shpërthimet pa kriter me lëndë plasëse në gurore, nga shpërthimi i digave që mund të çojnë në përmbytje si edhe nga pikat e tregtimit të gazit të lëngshëm dhe karburanteve.
Menjëherë pas evidentimit të zonave me risk mësohet se ky shtab ka bërë përpjekjet për marrjen e masave paraprake. Sipas prefektes së Korçës, Elfrida Zefi, do të kërkohet një fond i posaçëm për të ndërhyrë në digat e amortizuara të pozicionuara në zona rurale shumë afër fshatrave. “Eshtë konstatuar se në rast të prurjeve ato nuk kanë kapacitetin e duhur dhe për shkak të amortizimit dhe mosndërhyrjes në vite mund të shkaktojnë përmbytje”, pohoi Zefi. Nga ana tjetër ajo ka konfirmuar se tashmë një pjesë e guroreve që ushtrojnë aktivitet afër qendrave të banuara dhe që janë konstatuar me probleme të mëdha për ndotjen e mjedisit e për ndikimin në dëmtimin e banesave, është marrë një vendim për dënimin me gjobë. Gjithashtu Zefi ka pohuar se për tre gurore është bërë pezullimi përfundimtar i aktivitetit të tyre. Të tilla, sipas prefektes, janë mbyllur tashmë në fshatin Lumalas dhe në Moravë, pas ankesave të shumta dhe peticioneve nga banorët e zonës. Mësohet se nga verifikimet e bëra në terren ka rezultuar se këto subjekte paraqisnin problematikë dhe risk të lartë për mjedisin, shëndetin e banorëve dhe normalitetin e jetesës në shtëpitë e fshatrave përkatës. Por një tjetër aktivitet me risk të lartë është edhe pozicionimi i shumë pikave të tregtimit të karburanteve dhe të gazit të lëngshëm në qytet, por edhe në akset nacionale. “Shumë nga pikat e karburantit janë ndërtuar në afërsi të banesave dhe bizneseve të tjera ndërsa në rast shpërthimesh këto mund të çojnë në tragjedi. Shumë dyqane që shesin gazin e lëngshëm e ekspozojnë këtë jashtë, ndërsa parametrat teknikë dhe të sigurisë lenë shumë për të dëshiruar”, ka pohuar Zefi. Për këto aktivitete është lënë si masë reduktimi i punës së përditshme dhe mbajtja e bombolave në vende që nuk mund të rrezikojnë shpërthimin. Disa nga pikat e karburanteve sipas prefektes, pika të cilat ndodhen në rrugë nacionale, funksionojnë afër shtyllave të tensionit të lartë, ndërsa për këto po verifikohen të gjitha dokumentet që kanë aprovuar lejimin e këtyre aktiviteteve. Për të gjitha rastet po bëhen verifikime të anës dokumentare të këtyre aktiviteteve private lidhur me lejet e shfrytëzimit por edhe ato mjedisore. Sipas shtabit të emergjencave, këto aktivitete do të mbahen nën kontroll dhe mbikëqyrje të vazhdueshme por nuk përjashtohen edhe rastet kur ato mund të marrin edhe një urdhër apo vendim pezullimi.