Shpallja e vendimeve me vonesë, nis kontrolli i Ministrisë në Apel
• TIRANE – Shpallja e vendimeve dhe mosarsyetimi i tyre brenda afatit ligjor për t’ua dorëzuar palëve, është objekti i kontrollit që po kryen në Gjykatën e Apelit të kryeqytetit inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë.
Burime nga ky institucion pohojnë se kontrolli ka nisur pak kohë më parë pas ankesave të shumta që qytetarët kanë depozituar në këtë institucion për sorollatjet në gjykata. Madje, në analizën e punës njëvjetore të gjykatave të distriktit të Apelit të Tiranës, ministri i Drejtësisë pohoi se në Apelin e kryeqytetit një vendim ishte zbardhur plot 7 muaj e 23 ditë pasi ishte shpallur. Menjëherë pas kësaj ministria ka vendosur të dërgojë inspektorët në këtë gjykatë për të verifikuar edhe raste të tjera të ngjashme. Aktualisht po kontrollohen regjistrat e çështjeve për të verifikuar datat e shpalljes së vendimeve dhe kohën e dorëzimit të tyre në sekretarinë e gjykatës pasi janë arsyetuar, zbardhur dhe firmosur prej gjyqtarëve të çështjes. Pritet që në përfundim të punës së inspektoratit të përpilohet një raport i hollësishëm me shkeljet që do të gjenden në këtë institucion, i cili do t’i dorëzohet ministrit të Drejtësisë. Në bazë të këtij raporti do të gjykohet nga ministria nëse do të merren masa ndaj gjyqtarëve që janë gjetur me shkelje. fa.ma.