Imami: Maqedonia në NATO, në interes të shqiptarëve
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe zëvendëskryeministri për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferi gjatë takimit që patën mes tyre kanë theksuar rëndësinë e anëtarësimit të vendit në NATO.
Xhaferri ripotencoi se fryma e Marrëveshjes së Ohrit mbetet shtyllë kryesore e vendit drejt integrimeve euro atlantike. Nga ana tjetër Imami theksoi se është në interes të Shqipërisë që Maqedonia të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, jo vetëm për sigurinë në rajon por edhe komunitetin shqiptar në Maqedoni.
Sipas tij rruga drejt NATO-s është rruga më e mirë për një integrim të popujve të rajonit drejt një paqeje dhe stabiliteti.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan se siguria është faktori kryesor për integrimin dhe zhvillim ekonomik të një vendi.
Gjatë bisedimeve ministri Imami potencoi se Shqipëria është e vetëdijshme që Maqedonia ka përmbushur kërkesat për hyrje në NATO dhe për këtë qëllim Shqipëria do të mbështesë Maqedoninë për një hyrje më të shpejtë në aleancë, por për këtë kërkohet një vullnet politik nga qeveria e vendit për tejkalimin e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë.