Kukës, digjet autobusi i linjës Tiranë-Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një autobus është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit. Mësohet se autobusi ishte i linjës Tiranë-Prishtinë dhe në momentin që ka rënë zjarri po udhëtontë në drejtim të Kosovës. Ndërkohë burime nga policia bëjnë të ditur se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në radhët e pasagjerëve. Policia gjithashtu ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.