Çavez do t’i dhurojë libër tjetër homologut Obama
Hugo Çavez ka vendosur t’i dhurojë homologut Barak Obama librin e Vladimir Leninit, “"What is to be Done?” (çfarë duhet bërë?). Kjo dhuratë e presidentit venezuelian vjen pas asaj të pak kohëve më parë, kur dhuroi veprën “Venat e hapura te Amerikës Latine”.
Dhurata, e shkruar nga themeluesi i Revolucionit të Tetorit, do të jepet në takimin e ardhshëm, ka thëne presidenti për radion kombëtare. "What is to be Done?” është një traktat politik për rolin e intelektualeve dhe te proletariatit ne revolucion, i shkruar një dekade përpara se ai te drejtonte revolucionin e vitit 1917.
Pas dhuratës së parë që Çavezi i bëri Obamës në samitin e prillit, libri i Eduardo Galeano arriti ne majat e klasifikimit të shitjeve. Nuk dihet çfarë efekti do te ketë për librin e Leninit.