E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestinë, 6 persona humbin jetën

Cisjordani -Sërish viktima në Lindjen e Mesme. Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, si pasojë e përleshjeve në Cisjordani. Tre prej të vdekurve, ishin policë palestinezë, ndërsa tre të tjerë anëtarë të Hamasit. Policët u vranë në kohën që po tentonin të arrestonin Mohammad Yassine, një anëtar i brigadës Ezzedine al-Qassam, degë e ushtrisë së Hamasit.

Një militant dhe anëtarë të tjerë të brigadës u gjendën të vdekur në banesën që ishin strehuar. Autoriteti palestinez i kontrolluar nga Fatahu i presidentit Mahmud Abbas dhe Hamasi janë në konflikt, shpeshherë të dhunshëm, që pas marrjes me forcë të pushtetit në Rripin e Gazës nga lëvizja islamike në qershor të 2007-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›