Osetia e Jugut zgjedh sot parlamentin e ri
Oseti -Në Osetinë e Jugut, po zhvillohen sot zgjedhjet, nga ku do të dalë parlamenti i ri, për herë të parë që pas luftës mes Rusisë dhe Gjeorgjisë në muajin gusht. Qendrat e votimit u hapën në orën 04:00 GMT dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 16:00 GMT. Rezultatet e para pritet të dalin në orën 18:00 GMT.
Zgjedhësit do të mund të votojnë në 88 qendra votimi në Osetinë e Jugut, gjithashtu dhe në qendrat e votimit suplementare që janë hapur në republikën fqinje ruse në Osetinë e Veriut dhe në Moskë.
Në listë renditen katër parti politike për 34 vende në parlament, ndërsa dy parti të tjera nuk janë regjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Këto zgjedhje do të mbikëqyren nga 80 vëzhgues ndërkombëtar, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.