Hakmarrja, eksploziv banesës së Mark Shkretës në Fushë Mamurras
FUSHË MAMURRAS- Një shpërthim eksplozivi është regjistruar pak pas mesnate në një banesë në Fushë-Mamurras. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në banesën në pronësi të shtetasit Mark Shkreta, vrarë pak ditë më parë në Tiranë.
Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se ngjarja të ketë lidhje me hakmarrjen që ka përfshirë dy familjet Shkreta e Llani.
Mark Shkreta, babai i dy autorëve të atentatit të 9 qershorit në Mamurras ku humbi jetën 9-vjecari Endrit Llani dhe u plagos rëndë xhaxhai i tij, u vra mëngjesin e 20 korrikut në kryeqytet, nga babai i djalit të vrarë, Jetmir Llani, i shpallur në kërkim nga policia. Ndërkaq, nga shpërthimi i ndodhur mëngjesin e sotëm, në Fushë Mamurras janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa policia vijon hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen si edhe për të zbuluar autorët e saj.
(m.a/News24/BalkanWeb)