Hakmarrja, ekstradohet Arapi
Ekstradohet nga Greqia nje 25 vjecar i denuar me 21 vjet burg per vrasje te mbetur ne tentative. Edmond Arapi ishte shpallur ne kerkim pasi dyshohet te jete autor i ngjarjes se ndodhur me 8 mars te vitit 1998, ku ka tentuar te vrase me arme zjarri qytetarin Fatos Metushi, ne fshatin Bishan te Fierit per motive hakmarrje. Sipas policise ne vitin 1996 Fatos Metushi ka vrare me arme zjarri e me pas ka djegur vellane e Edmond Arapit. Pasi e kane masakruar e djegur shtetasi Fatos Metushi se bashku me djalin e xhaxhait te vet Fredi Metushi, e kane marre kufomen dhe e kane varrosur ne fusha te fshatit Bocove. Ne ato vite Fatos Metushi u kap nga policia dhe u dergua para drejtesise. Gjykata e shkalles pare fier e ka denuar ate me 25 vjet burg. Pasi kreu afro dy vjet burg Fatosi Metushi, ne trazirat e viteve 1997-1998 ka dale nga burgu dhe eshte larguar jashte kufijve te vendit. Xh. Beharaj