E Diel, 1 Nëntor 2026

Banoret bllokojne Durres-Kukes

Qindra banore te fshatrave Sang, Dardhaz, Xhuxhe, Melth, Lari etj ne komunen e Fanit ne Mirdite jane ngritur ne proteste per te terhequr vemendjen e firmes ndetuese Bechtel-Enka por edhe te shtetit, pasi sipas tyre prej me shume se 9 muajsh ndodhen ne veshtiresi te medha. Sipas banoreve, gjate punimeve per ndertimin e trasese se rruges, jane bllokuar rruget hyrese ne disa prej ketyre fshatrave. Protesta e tyre ka nisur rreth ores 8 te mengjesit kur dhjetera banore perfshire gra dhe femije kane krijuar barrikada me trupat e tyre direket ne frontin e punes. Keshtu makinerite e renda te firmes jane detyruar qe te bllokojne punimet e tyre deri ne mberritjen e forcave te policise se Mirdites dhe forcave te sigurise se firmes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›