Hakmarrja, mungojnë dëshmitarët e grupit të Lushnjës
03/02/2005 Ndërsa shumë dëshmitarë nuk paraqiten në proces, të tjerët vijnë të detyruar nga policia, por pa asnjë interes. Të vetmit që kanë ardhur dhe kanë treguar fakte konkrete për ngjarjet që mbajnë autorsinë e grupit të Alfred Shkurtit, janë punonjës të policisë të transferuar dhe nënprefekti i qarkut. Personat e tjerë edhe pse kanë dijeni për shumë ngjarje dhe kanë kontaktuar direkt me personat e plagosur, ose janë ndodhur në vendin e ngjares, nuk duan të japin shpjegime. Ata i bien shumë shkurt. Nuk dimë gjë, ishte errsirë dhe nuk kemi parë gjë apo në shumicën e rasteve bëjnë të panjohurin me viktimën ose personat që kanë përballë. I tillë qe dje edhe dëshmitari i radhës në procesin kundër grupit të Aldo Bares, i quajtur Josif Doko. Prokuroria e kishte sjellë Dokon para gjykatës për të dhënë element të hollësishëm për plagosjen e shtetasit Bardhyl Kurti në vititn 2003. Nga ana e tij dëshmitari edh epse e kiste shokë të ngushtë dhe pas plagosjes kishte komunikuar me të, bëri të paditurin. Ai i tha gjykatës se kishte hallet e veta familjare dhe nuk dinte gjë për ngjarjen. Pohoi se natën e krimit, kishte pirë kafe me të dëmtuarin, ishin ndarë për në shtëpi dhe e kishte takuar pas plagosjes, sepse ishte njoftuar nga motra e tij. Por nga ana tjetër edhe pse njihej prej kohësh dhe kishin lidhje familjare nuk e dinte se ku ndodhej aktualisht. Me këtë dëshmitarë, akuza nuk vërtetoi asgjë. Ajo i kërkoi gjykatës që për pjesën tjetër të dëshmitarëve që nuk kanë ardhur edhe pse janë lajmëruar të njoftohej policia dhe të sillen forcërisht. Ndërkohë që pritet ardhja e shefit të komisariatit të Lushnjës, Sinan Meta, i cili për disa vite rresht qe objektivi kryesor i grupit të Alfred Shkurtit.