E Hënë, 2 Nëntor 2026

Letërpororsi në Itali për 40 dëshmitarë

03/02/2005  TIRANË – Drejt shtetit Italian është nisur një letërporosi. Nëpërmjet kësaj letre të dërguar nga Ministria jonë e Drejtësisë, kërkohet marrja në pyetje e 40 prostitutave të cila kanë punuar së bashku me Servete Kullën, tashmë e vdekur. Deri dje asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga naa e Ministrisë së Drejtësisë, dhe gjykata ishte e detyruar të shtynte procesin gjyqësor. Nga ana e tyre dy të pandehurit, Genci Hysa dhe Kujtim Xhaferri ( Dani) nuk pranuar të japin shpjegime. Ata thanë se do të shpjegojnë pozicionin e tyre në lidhje me akuzat për vrasje, vetëm atherë kur të kenë përfundar të gjitha provat e prokurorisë. Në bankën e të akuzuarëve ndodhen të pandehurit e mësipërm, ndërsa gjykohen në munges dy motrat, Mirjeta dhe Teuta Lika nga Durrësi. Servete Kulla nga një fshat i Durrësit u gjet e vrarë në fillim të vitit 2001. Ajo ishte e martuar me të pandehurin Genci Hysa dhe punonte si prostitut në periferi të Xhenovës. Trupi i Servetës u gjend i therur dhe hedhur në një kazan plehrash. Nga të dyja palët janë paraqitur në gjykatë, provat kryesore, por pengesë tashmë janë bërë marrja e dëshmive nga Italia. Disa prej dëshmitareve që do të pyeten, kanë punuar me Serveten dhe kanë dëgjuar bisedat e saj me bashkëshortin, njëkohësisht edhe tutor natën e fundit të jetës së saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›