Musho, babë e bir katër orë në Prokurori

03/02/2005 Merret dëshmia bashkëshortit dhe djalit të Irenës pas kthimit nga Gjermania
TIRANË –Me një pamje serioze, një xhup të gjatë dhe të zi, duart në xhepa dhe i shoqëruar nga i vëllai, Agim Musho, është paraqitur mbrëmjen e djeshme në orën 19.40, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dëshmuar reth zhdukjes së gruas së tij, Irena Seli. Pronari i kompleksit "Bruno", ka shkuar para hetuesve, pak orë pasi është kthyer në Tiranë nga Gjermania. Ashtu si dhe kishin premtuar palët, Prokuroria dhe Musho, ka nisur menjëherë seanca e pyetjeve. Dëshmia e bosit të kompleksit "Bruno" që përbën thelbin e dosjes, është regjistruar mbrëmë në orët e vona të darkës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Seanca e filluar në orët e mbrëmjes, ka zgjatur deri vonë. Disa herë hetuesit kanë dalë nga dhoma ku është zhvilluar marrja në pyetje, për t'u rikthyer sërish aty.
Dëshmia
Mushos i është kërkuar fillimisht nga hetuesit të japë versionin e tij për ngjarjen e datës 16 dhjetor 2004, ditë në të cilën gruaja e tij u zhduk, duke mos lënë asnjë gjurmë nga pas. Më pas, e gjithë dëshmia e plotë e Agim Mushos është ballafaquar me versionet e hedhura prej tij në shtyp, lidhur me ngjarjen. Hetuesit kanë vlerësuar se ekzistojnë të paktën katër versione, të cilat kanë ndryshime mes tyre. Pas këtij veprimi, hetuesit kanë bërë ballafaqimin e dytë, duke vënë në krahasim dëshminë e Mushos, me përfundimet e hetimeve të kryera nga Prokuroria dhe deklarimet e dëshmitarëve të tjerë që janë pyetur këto ditë për ngjarjen. Pak minuta pasi ka hyrë në zyrën e Krimeve të Rënda për të dëshmuar rreth zhdukjes së gruas së tij, i vëllai ka dalë për t'u rikthyer. Bashkë me të ka ardhur Bruno, djali i Irenës, që i është bashkuar babait në zyrat e Prokurorisë. Dëshmitë e dhëna në shtyp, janë ripërsëritur para hetuesve, por këtë herë gjithçka është regjistruar në dosje. Katër prokurorë ekspertë të hetimit, kanë qëndruar me orë të shumta përballë Mushove, babë e bir.
Musho në polici
Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, thanë mbrëmjen e djeshme se, Agim Musho është mbajtur për pak kohë në zyrat e policisë dhe është pyetur për disa rrethana. "Këtë e bëmë se na e kërkoi Prokuroria", kanë saktësuar burimet policore. Oficerët gjyqësorë kanë marrë deponimet e bashkëshortit të gruas së zhdukur. Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë siguruar informacion se biznesmeni Agim Musho, i cili në mes të dhjetorit denoncoi zhdukjen e gruas së tij, ka mbërritur në Shqipëri. Informacioni është përcjellë nga Drejtoria e Portit të Durrësit. Musho ka zgjedhur përsëri tragetin për t'u kthyer në Shqipëri dhe për t'u vënë në dispozicion të organit të akuzës. Dëshmia e Mushos është konsideruar si kyçe, për hetuesit, të cilët deri tani nuk kanë ngritur një version zyrtar hetimor për zhdukjen misterioze të gruas 39-vjeçare Irena Seli. Në dosje janë fiksuar deri tani deklarimet e marra nga familjarët e dy bashkëshortëve si dhe priten informacione në rrugë operative, që do të zbardhin fakte nëse Irena Seli është gjallë apo është bërë viktimë e xhelozisë së bashkëshortit.