Soba me dru, shkrumbon apartamentin
Soba me dru ka qene shkak i zjarrit te rene oret e vona te dites se merkure, ne nje shtepi banimi ne lagjen "18 Shtatori" ne qytetin e Gjirokastres. Sipas deshmitareve okulare, flaket e zjarrit kane perfshire katin e trete diten e djeshme. Te terrorizuar nga tymi dhe bloza qe dilte nga kati i trete i godines, banoret e zones kane vendosur ne dijeni efektivet zjarrfikes ne lidhje me ngjarjen. Per rreth 45 minuta punonjesit jane perpjekur te shuajne zjarrin, qe rrezikonte edhe objektet e tjera. "Pasi beme te mundur lokalizimin e flakeve, me pas arritem edhe shuarjen e plote te zjarrit", thote Lefter Qirici, shef i efektivave zjarrfikes ne Gjirokaster. Flaket e zjarrit kane shkaktuar deme te konsiderueshme materiale dhe per fat te mire nuk ka pasur te lenduar ne njerez.
B. Kore
B. Kore