E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmarrja zhduket 13 vjecari

Familja Kama në Usoj të Mallkastrës po përballet me tmerrin dhe ankthin e gjakmarrjes, ndërkohë që djemtë janë, njëri në burg dhe tjetri në arrati.
13 vjeçari Yzeir Kama është larguar nga banesa për shkak të frikës së gjakmarrjes nga familja e djaloshit të vrare në qytetin e Ballshit.

Frika nuk i ka lejuar bashkëshortët Kama të ishin pranë djalit të tyre 20 vjeçar, gjatë dhënies së masës së sigurisë në gjykatën e Fierit. Kjo e fundit vendosi arrest me burg për 20 vjecari Kamaj.

Vrasja e 13 vjecarit Xhevit Lamaj tronditi qytetin e Ballshit, kur ai dhe shoku i tij i ngushtë u përfshinë në një sherr banal në qendër të qytetit. Konflikti gjeneroi dhunë fizike duke bërë që Yzeir Kama dhe i vëllai i tij Edison Kama ta godasin me thikë 13 vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend. Policia arrestoi 20 vjeçarin Edison Kama, por e la të lirë vëllain e tij, pasi ndaj tij nuk mund të merret asnjë masë duke qenë se nuk ka mbushur moshën e përcaktuar në kodin penal për përgjegjësi penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›