Nuk ka rritje te cmimit te biletave te autobusit
Nuk do të ketë rritje të cmimit të biletave të transportit public. Është kjo deklarata e Bashkisë së Tiranës pas akuzave të ngritura nga këshilltarët e majtë për moslejimin e rritjes së çmimit të biletave të urbanit nga 30 në 50 lekë, kërkesë kjo e bërë së fundi nga shoqatat e transportit publik. Duke i cilësuar të pavend dhe të parakohshme akuzat e ngritura nga këshilltari socialist, drejtoresha e transportit dhe lëvizshmërisë në bashki.
Nereida Hoxha duke kundërshtuar një rritje të çmimit, ka pohuar se nuk është Bashkia ajo që merr vendim për rritjen, pasi këtë kompetencë e ka vetëm Këshilli i Ministrave.
Shoqata e Transportit Publik ka kërkuar rritjen e cmimit nga 30 në 50 lekë deri në 70 lekë, në të kundërt do të shpallin falimentimin deklarojnë ata.
Por këtyre kërkesave të bëra edhe më parë, kryebashkiaku Basha i është përgjigjur prerë:
“Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë rritje arbitrare të çmimit. Çdokush që do të tentojë të rrisë në mënyrë arbitrare çmimin, do ballafaqohet me konseguencat ligjore nga penalizmi deri në heqjen e kontratës. Nëse ka vend për rishikim të strukturës së çmimeve, kjo duhet bërë në mënyrë shkencore, të pavarur, transparente ndaj publikut dhe vetëm atëherë mund të ecim para me çfarëdo propozimi, pasi publiku të jetë pjesë e shqyrtimit dhe vendimmarrjes”, deklaroi Kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Sipas tij, rishikimi i tarifës është një çështje komplekse, ku Bashkia e Tiranës ka një rol pjesor, pasi veç mbështetjes së interesit publik, përfshin edhe institucionet e tjera të qeverisjes qendrore.