Dy aksidente në Lezhë, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur

Një i vdekur dhe 8 të tjerë të plagosur është bilanci tragjik i dy aksidenteve të ndodhura natën e mbrëmshme në superstradën Tirane -Lezhë.
Aksidenti i parë u shënua rreth orës 20.00 në supërstradën Lezhë- Laç, kur një mjet me targa të huaja qe drejtohej nga Ismete Arifi 35 vjeçe ku udhëtonin edhe 6 persona 4 prej të cilëve fëmijë doli nga rruga si pasojë e mos respektimit të sinjalistikës dhe shpejtësisë së madhe duke përfunduar poshtë rrugës.
Si pasojë humbi jetën vajza 10- vjeçare e drejtueses së mjetit, ndërsa kanë mbetur të plagosur pasagjerët e tjerë, por jashtë rrezikut për jetën. Vetëm pak minuta më vonë një tjetër aksident u shënua në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin në afërsi të Knallës.
Një automjet me targa të huaja që drejtohej nga 28-vjeçari Kristjan Shtinja nga Laçi në tentativë për të parakaluar është përplasur me një automjet tjetër, po me targa të huaja që drejtohej nga Blerim Alia 20 vjeç,me të cilin udhëtonin 3 persona të tjerë.
Përplasja mes mjeteve ka qenë tepër e fortë duke lënë të bllokuar brenda mjetit 20-vjeçarin Alia. 3 zjarrfikëse dhe një autoambulancë me staf mjekësor kanë punuar për rreth 1 orë e 30 minuta për ta nxjerrë nga mjeti 20-vjeçarin dhe dërgimin e tij në spital. I plagosur në këtë aksident ka mbetur edhe 28 vjeçari Kristjan Shtinja, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.