PS kundër draftit të qeverisë. Rama: SHIU, përgjime kundër opozitës
Tiranë- Opozita nuk do ta votojë draftin e mazhorancës për ndryshimet kushtetuese që parashikojnë heqjen e imuniteteve. Gjatë një mbledhjeje të kryesisë së Partisë Socialiste, kryetari Edi Rama u shpreh pro heqjes së imunitetit, por u shpreh kundër nxitimit për të ndryshuar, apo arnuar siç u shpreh ai, të Kushtetutës, për të mos bërë gabime si ai i katër viteve më parë.
Partia Socialistë saktësoi se nuk do ta mbështesë draftin e paraqitur nga mazhronca, edhe pse në parim është pro heqjes së imunitetit. Opozita do të ofrojë një draft të sajin për këtë çështje dhe do t’i kërkojë mazhorancës ta mbështesë atë.
Nuk ka informacione se nga ndryshojnë propozimet, por një gjë është e qartë. PS nuk do ta votojë projekligjin e mazhorancës në datën 6 Gusht. Rama tha se nuk jemi kundër heqjes se imunitetit pasi kemi votuar pro heqjes së imunitetit të disa deputetëve socialistë kur e kërkoi prokuroria. Rama tha se nuk ka asnjë klub miliarderësh që na pengojnë në këtë pikë, dhe se në politikën shqiptare i vetmi klub miliarderësh është Këshilli i Miliaderëve të Qeverisë, nën drejtimin e Sali Berishës.
Rama akuzoi edhe sistemin e drejtësisë që sipas tij është bërë palë me qeverinë e inkriminuar duke mos dënuar asnjë zyrtar të akuzuar për korrupsion. Rama iu referua edhe skandalit të ushtrisë për tregtinë e armëve dhe bllokimit të që po i bën ministri Arben Imami një kontrolli parlamentar në këtë institucion. Rama tha se shërbimi ushtarak po përdoret për përgjigjme të paligjshme ndaj njerëzve të opozitës, dhe paralajmeroi se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi penale për këto veprime.
/IDEA/