Hakmarrje ndaj Juventusit

Valon Behrami nuk është këndellur ende nga humbja e pësuar në Pekin nga Juventusi, në Superkupën e Italisë.
Mirëpo, futbollisti kosovar beson se Napoli do t’i hakmerret ekipit Bianconeri në kampionat, kur të përballen këto dy ekipe.
“Humbja e pësuar nga Juventusi dhemb ende, por e kemi marrë përgjegjësinë. Mezi pres të përballemi me ta në dy ndeshjet e kampionatit. E kërkojmë hakmarrjen ndaj Juves”, u shpreh 27 vjeçari në një intervistë për të përditshmen italiane Corriere dello Sport.
Behrami iu bashkua Napolit nga Fiorentina gjatë kësaj vere.