E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmarrje ndaj Man Utd

Carlos Tevez kërkon hakmarrje ndaj Manchester Unitedit. Sulmuesi i Manchester Cityt takohet me ish-klubin e tij në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carling Cup, të martën. City pësoi humbje dëshpëruese në Old Trafford (4-3) më herët gjatë këtij sezoni dhe Tevez pranoi se hakmarrja do të jetë faktor motivues në përballjen e së martës.

“Ajo që ndodhi në Old Trafford këtë sezon është ende në kokat tona dhe ka ardhur koha e hakmarrjes”, tha Tevez për tabloidin anglez, The Daily Mirror.

“Dua të luaj në këtë ndeshje për shumë arsye. Është një gjysmëfinale, një derbi dhe ekziston rivalitet i madh mes klubeve. Besoj se është moment i mirë për ne të luajmë kundër rivalit lokal, që zakonisht nuk u jep shumë mundësi kundërshtarëve të tyre. Në gjysmëfinale prej dy ndeshjeve dhe në derbi, gjithçka është e mundshme. Por mendoj se ndeshja e kthimit në Old Trafford do të jetë vendimtare dhe ne duhet të sigurojmë rezultat të mirë në shtëpi”, përfundoi Tevez, i cili kaloi dy sezone në Manchester United (2007-2009) para se të transferohet në City, gjatë verës së vitit të kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›