E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halbauer: S’ka listë sekrete për arrestim të serbëve

PRISHTINE - Komandanti i KFOR-it, gjenerali Volker Halbauer tha sot në Zveçan se mandati i KFOR-it mbetet i pandryshuar. Sipas tij pjesëtarët e KFOR-it edhe më tutje do të japin kontributin e vet në mënyrë që të gjithë qytetarët në hapësirën e Kosovës të mund të jetojnë paqe e siguri, ndërsa theksoi se nuk ka listë sekrete për arrestim të serbëve.

Gjenerali Halbauer tha se dialogu që po zhvillohet midis Prishtinës e Beogradit është vendimtar dhe se duhet të jetë “mbi dhunën”, duke shtuar se konfliktet nuk duhet, nuk munden dhe nuk guxojnë të zgjidhen me dhunë.

Ai tha se KFOR-i mbështet dialogun dhe jep kontributin e vet për realizimin e marrëveshjeve të arritura, transmeton “Koha”.

Komandanti i KFOR-it ka konfirmuar se nuk ka regjistra sekretë për arrestim të serbëve.

Kryetari ilegjitim i Komunës së Zveçanit, Dragisa Milovic, deklaroi se “Presim që KFOR-i të vazhdojë misionin e tij. Për ne i vetmi formacion i armatosur i pranueshëm është KFOR-i”. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›