E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres nxenesit ne shkolla te reja

Nxënësit e rrethit të Durrësit, viti i ri shkollor 2012-2013 do t'i gjejë me katër shkolla të reja, që pritet ti japin zgjidhje jo vetëm mbipopullimit të klasave por edhe do të ofrojnë standarte të larta. Njëra prej tyre, dhe pikërisht shkolla 9-vjeçare "Bajram Curri", e cila gjendet në zonën e plazhit, ka përfunduar dhe në ditën e parë të shkollës, nxënësit do të nisin mësimin në mjedise bashkëkohore. Ndërkaq drejt përfundimit janë edhe tre shkolla të tjera në Fllakë, shkolla e re e mesme e Kënetës si dhe shkolla 9-vjecare në Xhafzotaj, në të cilat po punohet në mënyrë intensive me qëllim që gjithçka të jetë gati për ditën e fillimit të mësimit. Drejtori I drejtorisë rajonale të arsimit në Durrës Filip Gjonçi sqaron se situate paraqitet e mirë përsa i përket punës që po kryhet në shkollat të cilat janë në ndërtim e sipër. Ndërsa sqaron se paralel me ndërtimin e shkollave të reja po punohet për restaurimin dhe lyerjen në shkollat e rrethit Durrës.
Problem në këtë vit të ri shkollor sipas Gjonçit janë shkollat e qytetit të Durrësit, në të cilat sipas tij nuk është investuar nga ana e bashkisë përsa I përket restaurimit apo mirembajtjes së tyre.
Një vëmendje e vecantë në investime nga ministria e arsimit dhe qeverisë shqiptare i është kushtuar godinës së shkollës së mesme teknologjike "Hysen Çela", e cila tashmë do të ndërtohet e re, duke i dhënë një rëndësi të vecantë arsimimit profesional.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›