Halebi ikën nga LSI, i bashkohet PS-së
Kreu i njësisë bashkiake nr. 9 Edmond Halebi i bashkohet Partisë Socialiste. Ish anëtar i Këshillit Drejtues Kombëtar të LSI-së dhe i mandatuari i kësaj partie në zgjedhjet për pushtetin vendor në shkurt 2007, Edmond Halebi ka lënë LSI-në për t'iu bashkuar Partisë Socialiste. Dje Halebi ishte në krah të kryetari socialist Edi Rama ku ka bërë thirrje për solidarizim dhe mbledhje ndihmash për banorët e zonave të përmbytura në Shkodër. Bashkia e Tiranës nisi dje mbledhjen e ndihmave, për banorët e zonave të përmbytura në veri të vendit. Në një stendë të posaçme pranë bashkisë, kryetari i bashkisë Edi Rama, ka ftuar çdo individ të kontribuojë me një ndihmë sado të vogël, për familjet që kanë pësuar dëme, nga përmbytjet e fundit. "Të ofrojmë çdo kontribut sado të vogël, qoftë financiar, qoftë material, në mënyrë që qyteti ynë, kryeqyteti i Shqipërisë të jetë një shembull solidariteti me fatkeqët e përmbytur edhe pse jo nga dora e Zotit, po nga dora e robit", tha Edi Rama, kryetar i bashkisë së Tiranës. Nismës së bashkisë i janë bashkangjitur kryetarët e njësive vendore në Tiranë, si dhe këshilltarët e majtë të këshillit bashkiak, të cilët kanë ofruar dhe pagesën e tyre mujore në ndihmë të familjeve të dëmtuara. "Ofrojmë në ambientet tona pika të grumbullimit për ndihma për banorët e veriut, vlen për të sjellë çdo gjë. Në ato zona është e nevojshme gjithçka", tha Edmond Halebi, kryetar i njësisë nr. 9. "Si nëna, si prindër mund të kemi dhënë kontributet tona individuale.