Ngrihet komiteti i Ndihmës Shtetërore
Qeveria merr vendim për ngritjen e Komisionit të Ndihmës Shtetërore. Në mbledhjen e djeshme, me propozimin e Ministrit të Energjetikës, është vendosur ngritja e këtij komisioni. Në përbërje të tij janë "Dritan Prifti, kryetar i komisionit, me anëtarë Mimoza Dhëmbi, Arben Ndoci, Gjergj Thomai dhe Zef Preçin". Në të është përcaktuar se fondet e shpërblimit të anëtarëve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore të përballohen nga buxheti i shtetit për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Anëtarët e Komisionit të Ndihmës Shtetërore marrin shpërblim për çdo mbledhje, por jo më shumë se një herë në muaj, dhe masa e shpërblimit të jetë 10 000 lekë, për çdo mbledhje.