E Diel, 1 Nëntor 2026

Halim Kosova: Në vitin2009, 41 nëna humbënfoshnjet që në bark

TIRANE- Në vitin 2009 plot 41 nënaveve u kanë vdekur foshnjet në bark kurse 3 foshnjë lindën dhe vdiqën në maternitetin për shkaqe të ndryshme. Ky pohim vjen nga drejtori i maternitetit "Mbretëresha Geraldinë” sot në ceremoninë e përurimit të fillimit të aktivitetit të departamentit të Edukatës Shëndetësore për Nënën dhe Fëmijën në këtë maternitet.

“Në vitin 2009, kanë ardhur 41 nëna, të cilave nuk u jetonte fëmija në barkun e vet, ndërsa 3 vdekje kanë ndodhur në institucion. Kjo është një shifër e konsiderueshme, çka përbën edhe një nga mangësitë në drejtim të edukatës shëndetësore, të rritjes së përkujdesit që dhe nëna duhet të bëjë për fëmijën”, tha Kosova. "Kjo është rrugë që ne e kemi filluar, do të jetë e gjatë, por ne jemi të vendosur që të vazhdojmë. Ne punojmë me moton që zgjidhja e problemeve të ndryshme që kemi përpara do të vijë nëpërmjet stafit që kërkon zgjidhje të problemeve, duke kërkuar model të tranferueshëm dhe në spitalet e tjera", theksoi Kosova.
Kosova theksoi se "edukata shëndetësore është një hallkë shumë e rëndësishme në punën e përditshme, sepse krahas edukimit të vazhdueshëm të personelit mjekësor, nëse ne nuk do të punojmë në këtë drejtim, nuk do të arrijmë ato rezultate të duhura".

I pranishëm në ceremoninë e përurimit të fillimit të aktivitetit të departamentit të Edukatës Shëndetësore ishte dhe Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.
"Krahas elementëve të kurimit aq të domosdoshëm dhe aq jetikë për shëndetin e gruas, mosorientimi drejt politikave të parandalimit do të ishte gabim i madh", ishte mesazhi i dhënë sot nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.
Sipas Vasilit, "Një mjekësi bashkëkohore punon fort për parandalimin sepse shpëtimi i shumë jetëve të grave dhe garantimi i një shëndeti të mirë e të fortë të tyre eshte i rendesishem, ndërkohë që niveli klinik vazhdon të ruhet në nivel shumë të mire”.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›