Haga: Ne Srebrenicëndodhi genocid, burgpërjetë 2 ushatarakëve
HAGE- Gjykata e Hagës shpalli fajtor dy serbë të Bosnjes për genocid në masakrën e Srebrenicës në 1995 dhe i dënoi me burg përjetë.
Gjykata për Krimet e Luftës në Ish Jugosllavi dha burg për jetë për ish zyrtarët e ushtrisë serbo boshnjake Vujadin Popovic dhe Ljubisa Beara. Nëse vendimi nuk do të rrëzohet në apel, atëherë ato do të jenë të vetmit persona deri tani që dënohen për gjenocid.
Vujadin Popovic dhe Ljubisa Beara ishin mes 7 ushtarëkë të lartë dhe zyrtarëve të policisë të cilët u dënuan sot.
Gjykata dënoi Drago Nikoliç, ish zyrtar i ushtrisë me 35 vjet burg për akuzën e dhënies së ndihmës dhe bashkëfajësisë për kryerjen e genocidit.
Ndërkohë Milan Gvero, Vinco Pandureviç, Ljubomir Borovçanin dhe Radivoje Miletiç u dënuan për akuzën e krimeve të luftës përkatësisht me pesë, 13, 17 dhe 19 vjet burg.
Në vendimin ndaj shtatë oficerëve të ushtrisë së Republikës Serbe, është konstatuar se forcat e serbëve të Bosnjës, në ditët pasi më 11 korrik e kishin marrë kontrollin në Srebrenicë, në mënyrë të organizuar kanë pushkatuar më se 7 mijë burra e djem myslimanë, me qëllim që t’i eliminojnë si grup etnik.
Vendimi u mor pas 4 vitesh proces, ndërsa është ende në gjykim ish presidenti i republikës Srepska Radovan Karaxhic si dhe ushtaraku, Zdravko Tolimir. Ratko Mlladic, ish gjenerali i ushtrisë serbe vazhdon të jetë në arrati.
(s.g/BalkanWeb)