E Diel, 1 Nëntor 2026

75 vjecari plagosgruan, gjykata: Tështrohet në psikiatri

KORCE- Gjykata e Korcës ka urdhëruar shtrimin në spitalin psikiatrik për 75 vjecarin i cili pasi plagosi me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe madje në momentin e arrestimit qëlloi dhe ndaj forcave të policisë. Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë në qytetin e Pogradecit, kur Rexhep Karaj ishte ngujuar me një armë zjarri prej tetë orësh pasi kishte plagosur me armë gruan e tij, shtetasen Fetije Karaj 72 vjec.
Menjëherë pas krimit, policia shkoi në vendin e ngjarjes, por i moshuar kundërshtoi hyrjen e forcave të rendit në banesë duke qëlluar disa herë në drejtim të policisë.
Në vendin e ngjarjes është kërkuar ndërhyrja e efektivave të forcave speciale RENEA, të cilat pas negociatave me 75-vjeçarin Rexhep Karaj, ish ushtarak, e kanë detyruar atë të vetëdorëzohet pa bërë rezistencë me armë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›