Thaçi: Të mos politizohet luftakundër korrupsionit
PRISHTINE-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka ngritur sërish çështjen e luftës kundër korrupsionit.
Në këtë kuadër, zoti Thaçi ka thënë se “Qeveria që udhëheq ai, ka thyer heshtjen 10-vjeçare apo mbulimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Në një fjalim të gjatë para ligjvënësve, Thaçi ka thënë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, po shihet në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Kryeministri u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve për mbështetje të plotë dhe për mospolitizim të këtij procesi.
(d.b/BalkanWeb)