Halimi: Të marrë fund zvarritja e gjyqeve për shkak të avokatëve

“Zvarritja e pajustifikuar dhe e përsëritur e seancave gjyqësore si pasojë e mungesës së avokatëve, sjellja joprofesionale në disa raste e tyre, veçanërisht kur këto kanë pas sjellë ose mund të sjellin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë, janë të papranueshme në një shtet ku sundon ligji. Ato janë të papranueshme për mua në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë dhe duhet të jenë të papranueshme edhe për çdo avokat profesionist dhe të përgjegjshëm”, tha Ministri Halimi.
Halimi tha se ka diskutuar shpesh këto kohë edhe me avokatë, gjyqtarë e prokurorë në lidhje me këtë çështje. “Kam diskutuar edhe me vetë Presidentin e Dhomës, z. Haxhia, dhe besoj se biem dakord të gjithë që ky është një problem, i cili duhet të marrë fund. Ne nuk duhet të lejojmë, që publiku dhe ndërkombëtarët ta identifikojnë këtë çështje si problem tipik i Shqipërisë dhe as të përshkruhet si difekt i shtetit ligjor në Raportet e Progresit të Shqipërisë, që pengon integrimin evropian. Zvaritja e proceseve gjyqësore për shkak të avokatëve, duhet të marrë fund. Askush nuk mund të nënvlerësojë rolin e gjykatës, të nëpërkëmbë drejtësinë, gjykatën, ligjin. Askush nuk duhet të sillet në kundërshtim me procedurën e parashikuar me ligj për një proces të rregullt. Imazhi i Dhomës Kombëtare të Avokatëve nuk mund të prishet as nga 10 dhe as nga 20 avokatë, ndër pothuajse 5 mijë avokatë që janë në Shqipëri”, tha Halimi./Start/
2012-07-18 14:31